Njohuri të përgjithshme për strukturat

Historiku i zhvillimit të strukturave dhe mekanizmave
Krijimi i mekanizmave dhe makinave shënon zhvillimin e shkencës dhe teknikës, si një domosdoshmëri
për rritjen e rendimentit të punës, duke zëvendësuar e lehtësuar punën

Njohuri të përgjithshme për strukturat dhe mekanizmat teknologjikë
fizike e mendore të njeriut. Koncepti themelor për funksionimin e makinave mekanike ishte koncepti
i Forcës që nga antikiteti, si leva e Arkimedit, karrocat e transportit dhe më pas në vitet 1000–1800 u
shpikën makinat e para me konstruksion druri e pjesë fundore metalike. Kështu filluan të përdoreshin
makinat bujqësore, makinat tekstile, makinat ngritëse, mullinjtë etj. Vetëm në shekullin e XIX u arrit të
shpikej makina moderne me konstruksion metalik, automobili i parë në 1886 1887 nga Benz e Daimler,
makina e parë qepëse modeli “Singer”në 1851, makinat e shkrimit, modeli Shoeles në 1867, biçikleta e
parë me rrota të njëjta në vitin 1885 etj. Të gjitha këto e kanë zanafillën tek leva, makina më e thjeshtë.
Por një nga makinat e thjeshta që gjen edhe sot aplikim është plani i pjerrët, një plan i ngurtë me një
kënd kundrejt planit horizontal, ku me një forcë relativisht të vogël ky plan të lejon të shtysh apo të
tërheqësh një peshë lart. Sot gjen aplikim tek shkallët, tek hyrja e makinave në garazhe etj. Si makinë
e thjeshtë njihet edhe karukola, me anën e së cilës ngremë pesha.
Çdo makinë ose mekanizëm është i përbërë nga detale të palëvizshme dhe të lëvizshme. Lëvizja e njërit
detal është plotësisht e përcaktuar, duke kushtëzuar lëvizjen e detalit tjetër dhe kjo vazhdon në të
gjithë hallkat e mekanizmit ose makinës.
Makinat dhe detalet e makinave
Makinat janë pajisje të cilat bëjnë shndërrimin e lëvizjes dhe energjisë nga një formë në formë
tjetër. Makinat përbëhen prej shumë pjesëve dhe grupeve makinerie.
Detale të makinave quhen pjesët më elementare, të cilat në përbërje të makinave kanë një funksion
të caktuar.