Udhëzues portali

-Portali (Hyrje)

Në këtë portal administrator do të quhet pala mirëmbajtëse, ndërsa përdorues të thjeshtë do të quhen  mësuesit dhe nxënësit, ose pala e caktuar nga vetë shkolla. Pamja parësore e faqes do të jetë si më poshtë. Në këtë moment jemi vetëm shikues të faqes pa mundur ta modifikojmë atë. Sipër tek “header” (shiriti blu) ndodhen kontaktet (nr telefoni dhe email-i). Më poshtë logo dhe search, me anë të të cilit mund të kërkojmë me fjalë kyçe informacionet e faqes. Shiriti bojëqiell është menuja me të cilën mund të navigojmë nëpër faqe të ndryshme. Dhe më poshtë vjen pjesa e editueshme nga administratori dhe përdoruesit e tjerë të faqes.

Hapat që ndiqen në përdorimin e portalit:

  1. Në rreshtin e adresave vendoset linku: portali.tk
  2. Shfaqet pamja si më poshtë

View post on imgur.com

3. Më pas klikohet në butonin Libri digjital

4. Nëse përdoruesi i portalit dëshiron të shohë librin digjital mjafton të klikojë në faqet e tij dhe ai shfletohet sipas radhës. Në anë të majtë është përcaktuar bashkë me emërtimin e mësimit dhe numri i faqes korespondues në librin online.

View post on imgur.com

5. Nëse përdoruesi, qoftë mësuesi apo nxënësi dëshirojnë të shohin pjesë të ndryshme të librit mjafton të përdorin veglat e shiritit të menusë si p.sh: lupën, butonat për lëvizje para – mbrapa, apo dhe printim të pjesëve të veçanta të informacionit.

View post on imgur.com

Nëse klikohet mbi temën e një mësimi na shfaqet figura si më poshtë ku në anë të majtë kemi strukturën e mësimit duke përfshirë:

Kompetencat e të nxënit;

View post on imgur.com

          • Fjalët kyç të mësimit;
          • Situata e të nxënit;
          • Aftësi që zhvillohen
          • Kontroll njohurish

6. Në anën e djathtë na shfaqen pjesët kryesore të mësimit, ku mësuesi ndërvepron bashkë me nxënësin brenda kësaj hapësire.

View post on imgur.com

7. Ka forma të ndryshme të paraqitjes së mësimit si p.sh. struktura e mësimit për tematika të veçanta paraqitet në mënyrë skematike për një përthithje sa më të mirë të informaconit.

8. Shpeshherë në rubrika të caktuara jepen lidhje drejtëpërdrejtë me internetin në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të marrin informacionet e duhura shtesë nga interneti për temën e përzgjedhur.

9. Në tema të caktuara bëhet lidhja drejtëpërdrejtë me video nga youtube për informacione shtesë në lidhje me temën mësimore.

View post on imgur.com

10. Në fund të çdo tematike ose në mësime të veçanta, nxënësi teston veten online me pyetje rreth temave  të mësuara dhe vlerësohet në fund të këtij testimi.

View post on imgur.com

11. Për të bërë ndryshimet ne faqe duhet të logohemi. Për t’u loguar anash banerit (fotove të lëvizshme) kemi  linkun “Logohuni në profilin tuaj”.

Pas klikimit do hapet një faqe e re ku do të kërkohet përdoruesi dhe fjalëkalimi.

View post on imgur.com

 

Këtu bëhet hyrja si për administratorin kryesor,edhe për përdoruesit e faqeve të veçanta, ku në varësi të përdoruesit do aktivizohen opsionet që mund të përdorë secili përdorues. Vet administratori është ai që vendos për krijimin e përdoruesve të tjerë dhe për lirinë e tyre nëpërmjet “Users->Add new” psh për një administrator. Kjo vlen vetëm për ata mësues të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e rrjetit profesional, të cilët do të kenë mundësi të shkarkojnë, ngarkojnë informacione të ndryshme brenda portalit si dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin në formë Chati për të shkëmbyer përvoja dhe eksperienca me njëri –tjetrin.

Gjithashtu punonjësve arsimore u jepen nëpërmjet këtij portali informacione të rëndësishme lidhur me:

      • Metodikën në mësimdhënie;
      • Ndërtimin e një ore model, ku disa shmebuj janë brenda në portal;
      • Hartimin e planifikimit ditor sipas kurikulës me kompetenca;
      • Hartimin e një testi në klasë brenda kornizes së re kurikulare
      • Integrimin e teknologjisë brenda kurrikulës etj…

Të gjitha këto gjenden në rubrikën Informacione të vlefshmeportali9

Gjithashtu mësuesit mund të hedhin informacione apo kumtesa të ndryshme, orë model si dhe veprimtari në përputhje me programin në rubrikën Publikime.

Ky grup mësuesish nën suportin dhe trajnimin tonë, do të krijojë rrjetin profesional të mësuesve, por në një mënyrë ndryshe tashmë digjitale të procesit të të nxënit dhe të dhënit gjatë një ore mësimi.

Ndërsa përsa i përket nxënësve, ata kanë të drejtë të shohin informacionet në portal dhe të provojnë njohuritë e tyre në testimet online.

Nëse çdo individ logohet apo klikon në subscribe ai automatikisht regjistrohet në databazën tonë dhe merr përditësime të portalt nëpërmjet emailit.

Ky portal ka kode të lira dhe është i përdorshëm për këdo që është i interesuar të marrë njohuri në mënyrë interaktive por duke u mbështetur sigurisht në librin fizik.